Ulsi Manja ka kërkuar fjalën për replikë pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha, me pretendimin se iu përmend emri prej kryedemokratit.
Por kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar, duke u shprehur se nuk mund t’ia japë fjalën për diskutimet janë me minutazh të përcaktuar.
“Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të caktuar në orën 16;00 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet! Unë nuk jam Niko (I drejtohet Manjës)”, tha Peleshi, ndërkohë opozita shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione.
“Zoti Manja e tha që në fillim, nuk ndërpritet për procedurë dhe Replikë. Kur t’ju vijë radha do të flisni. Me rregullore e kemi me minutazh të dakordësuar. Nuk mund ta bëni këtë gjë, kur t’ju vijë radha”, vijoi Peleshi duke ia dhënë fjalën kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.




