Thursday, May 14, 2026
Ballina Aktualitet E pandehur për abuzim me tendera/ Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë,...

E pandehur për abuzim me tendera/ Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës së pezullimit nga detyra

0
12

Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezullimit të vendosur ndaj saj.

Balluku është marrë e pandehur në një çështje që lidhet me abuzime të dyshuara në procedura tenderimi me vlera miliona euro, ndërsa masa e pezullimit është vendosur në kuadër të hetimeve.

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku mbante prej 2019 postin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe nga 2022 edhe atë të zv.kryeministres.

Zjarr Tv Ad