Friday, May 15, 2026
Ballina Aktualitet Zgjedhjet në PD, Mziu: Berisha është i pakonkurueshëm, ja pse është i...

Zgjedhjet në PD, Mziu: Berisha është i pakonkurueshëm, ja pse është i vetmi kandidat

0
15

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në 23 maj, ku i vetmi kandidat është Sali Berisha.

I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, deputeti demokrat Xhelal Mziu tha se PD do të shkojë në zgjedhje me një kandidat, për të mos i shndërruar zgjedhjet në farsë.

Sipas tij, sot askush nuk mund të konkurrojë Sali Berisha.

Borakaj: Votimet në PD, kritikoni gjithë kohën mazhorancën, por sa sens bën që vetëm Berisha të jetë në garë?

Mziu: Duhet të kujtojmë se që nga vitet ’90 e deri më sot, çdo katër vite janë bërë zgjedhje për kryetar partie në të gjitha strukturat. Kjo ka ndodhur edhe kur ka qenë Berisha, edhe Lulzim Basha. Së dyti, sa herë janë bërë zgjedhjet ka pasur konkurrencë.

Borakaj: Kush është konkurrenca përballë Berishës?

Mziu: Unë kujtoj dy raste: Ramiz Alia – Namik Dokle, që ishte fasadë, dhe Edi Rama – Lakrori, që ishte po fasadë. Në këndvështrimin tim do të ishte një meme.

Borakaj: Po ishte dhe Basha përballë një të panjohuri.

Mziu: Nuk e kishte më partinë kur doli me një tjetër që nuk e njihnim.

Mziu: Berisha ka qenë me Ibsen Elezi. Basha ka garuar me një anonim, por kishte vetëm logon. Unë nuk do ta dëshiroja që Berisha të bënte një garë me një person që të ishte thjesht për ta regjistruar. Mua më duket i pakonkurrueshëm.

Zjarr Tv Ad