Tuesday, May 19, 2026
Ballina Aktualitet “Po pse tr*** na di ti ne?”, Rakipi debaton ashpër me Balliun...

“Po pse tr*** na di ti ne?”, Rakipi debaton ashpër me Balliun për rikonfirmimin e Berishës

0
74

Ylli Rakipi, debatoi ashpër me deputetin e PD-së, Klevis Balliu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për zgjedhjet pa rivalë të Berishës për kryetar të PD-së. Ndërsa Balliu u shpreh me rezerva për titullin e emisionit për zgjedhjet në PD “Të shtunën doktori shpallet mbret”, drejtuesi i emisionit u shpreh se nuk mund të pranohen zgjedhjet në PD, pa rivalë.

Pjesë nga biseda

Rakipi: Të gjithë po presin që të ikë Doktori.

Balliu: Këto janë tezat e tua.

Rakipi: Unë po të pyes për teza. Kjo që thua ti është qesharake.

BalliuL: Kush është qesharake?

Rakipi: Të gjitha që po thua.

Balliu: Qesharake është kjo që ti e vendos që të fillosh emisionin dhe ti i vë tezën atje që ky u shpall mbret.

Rakipi: Atë e di unë.

Balliu: Jo po Ervini është burrë i mirë, Berisha është burrë i keq. Po ti ç’më pyet mua kur e ke vendosur?

Rakipi: Doktor Klevisi, se çfarë bëj unë, e vendos unë dhe mbaj përgjegjësi.

Balliu: Po pse më pyet mua kur e ke vendosur?

Rakipi: Po çfarë të them unë, të pranoj zgjedhjet që po bën ti, që mund të humbë Doktori nesër?

Balliu: Po pse duhet?

Rakipi: Po pse tra** na di ne?

Balliu: Po pse të humbë?

Rakipi: Me ty të humbë Doktori? Me ty dhe ata si ty?

Balliu: S’kanë për ta votuar kundër, se i shkuan njerëzit në shi, në gaz, me dreq me shejtan i shkojnë nga mbrapa. Ai i ka fituar këto në betejë.

Zjarr Tv Ad