Tuesday, May 19, 2026
Ballina Aktualitet Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

0
123

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e radhës që të ndryshojë çmimet e karburanteve.

Kështu, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është vendosur të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora  17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Zjarr Tv Ad