Tuesday, June 2, 2026
Ballina Aktualitet Rritet sërish nafta, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rritet sërish nafta, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

0
42

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 191 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër, ndërsa benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 176 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet hynë në fuqi më 2 qershor në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 2 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Zjarr Tv Ad