Tuesday, June 2, 2026
Ballina Aktualitet Bashkësia shqiptare nē Prefekturën Bregdetare Malore në Kroaci, vlerëson gazetarin Lorenc Shehu...

Bashkësia shqiptare nē Prefekturën Bregdetare Malore në Kroaci, vlerëson gazetarin Lorenc Shehu me “Mirënjohje”

0
6

Në zyrat e Bashkësisë së pakicës kombëtare shqiptare të Prefekturës Bregdetare Malore në qytetin e Rijekës u organizua ceremonia për dhënien e “Mirënjohjes” për gazetarin Lorenc Shehu, realizues i Emisionit Gjurmët, me motivacionin: “Për kontribut tē jashtëzakonshëm në afirmimin e personaliteteve të shquara shqiptare dhe vlerave qē ata përfaqësojnē gjithandej, nē trojet shqiptare dhe nē diasporë”.

Me kētē rast “Mirēnjohjen” gazetarit Lorenc Shehu ja dorëzoi kryetari i Bashkësisē shqiptare në Prefekturēn Bregdetare Malore z. Gjergj Lekaj. Gjithashtu gazetari Lorenc Shehu i ndau Çertifikatat e Mirēnjohjes nga Emisioni Gjurmët, disa prej personazheve të cilët kanē marrë pjesë nē emisionin Gjurmët që transmetohet në Zjarr tv, emision i cili trajtoi temën e jetēs dhe aktivitetit të shqiptarëve në Kroaci.

Po këtē ditē në Rijekë u mbajt manifestimi “Ditët e Pakicave – Etno Smotra”, një ngjarje e rëndësishme që bashkon kultura, tradita dhe vlera të komuniteteve të ndryshme etnike, duke promovuar respektin, bashkëjetesën dhe pasurinë kulturore.

Komuniteti shqiptar i kësaj prefekture mori pjesë me krenari në këtë aktivitet të veçantë, duke prezantuar traditat dhe kulturën tonë para të pranishmëve. Një nder i veçantë ishte prania e mysafirëve tanë nga Ulqini, Shoqëria Kulturore “Ulcinum”, të cilët me talentin, përkushtimin dhe interpretimin e tyre të mrekullueshëm e madhështuan këtë manifestim.

Zjarr Tv Ad