Në zyrat e Bashkësisë së pakicës kombëtare shqiptare të Prefekturës Bregdetare Malore në qytetin e Rijekës u organizua ceremonia për dhënien e “Mirënjohjes” për gazetarin Lorenc Shehu, realizues i Emisionit Gjurmët, me motivacionin: “Për kontribut tē jashtëzakonshëm në afirmimin e personaliteteve të shquara shqiptare dhe vlerave qē ata përfaqësojnē gjithandej, nē trojet shqiptare dhe nē diasporë”.
Me kētē rast “Mirēnjohjen” gazetarit Lorenc Shehu ja dorëzoi kryetari i Bashkësisē shqiptare në Prefekturēn Bregdetare Malore z. Gjergj Lekaj. Gjithashtu gazetari Lorenc Shehu i ndau Çertifikatat e Mirēnjohjes nga Emisioni Gjurmët, disa prej personazheve të cilët kanē marrë pjesë nē emisionin Gjurmët që transmetohet në Zjarr tv, emision i cili trajtoi temën e jetēs dhe aktivitetit të shqiptarëve në Kroaci.
Po këtē ditē në Rijekë u mbajt manifestimi “Ditët e Pakicave – Etno Smotra”, një ngjarje e rëndësishme që bashkon kultura, tradita dhe vlera të komuniteteve të ndryshme etnike, duke promovuar respektin, bashkëjetesën dhe pasurinë kulturore.
Komuniteti shqiptar i kësaj prefekture mori pjesë me krenari në këtë aktivitet të veçantë, duke prezantuar traditat dhe kulturën tonë para të pranishmëve. Një nder i veçantë ishte prania e mysafirëve tanë nga Ulqini, Shoqëria Kulturore “Ulcinum”, të cilët me talentin, përkushtimin dhe interpretimin e tyre të mrekullueshëm e madhështuan këtë manifestim.








