Tuesday, June 2, 2026
Ballina Aktualitet Grabitja te banka në Tiranë/ Autori ndoqi qytetaren deri te arka, ja...

Grabitja te banka në Tiranë/ Autori ndoqi qytetaren deri te arka, ja sa para i mori nga dora

0
35

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në bankën “OTP” në kryeqytet.

Autori ka ndjekur një të moshuar e ishte nisur drejt bakës për të depozituar para. Ai është futur pas saj në institucion dhe me një mjet në dukej si armë e ka kërcënuar dhe i ka grabitur para që do të dorëzonte në arkë. Grabitësi ka arritur të vjedhë në bankën e nivelit të dytë një shumë prej afro 15 mijë eurosh, tek i cili ka qenë i maskuar dhe me kokore në kokë, si dhe pas grabitjes është larguar me një monopatinë.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Zjarr Tv Ad