Monday, June 15, 2026
Ballina Aktualitet Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

0
14

Në ditën e 15-të të protestës, pas mbylljes së fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin përtej qendrës së Tiranës dhe unazës së vogël.

Marshimi ka vijuar deri pas mesnatës. Fillimisht pas marshimit në disa akse rrugore në qendër të Tiranës, protestuesit u drejtuan nga zona e Laprakës, Kamzës dhe më pas vijuan lëvizjen në autostradën Tiranë-Durrës.

Gjatë marshimit u mbajtën flamuj kombëtarë dhe u artikuluan thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale.

Pjesmarrësit në tubim deklaruan se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Zjarr Tv Ad