Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi dyshohet se është vetëhedhur në liqen.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:10, të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet në zonë.
Pas rreth dy orësh kërkime, rreth orës 09:00, polumbarët kanë gjetur në ujërat e liqenit trupin e pajetë të qytetares M. T., rreth 45 vjeçe.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se te “Liqeni i Thatë”, dyshohet se ishte vetëhedhur në ujë, një shtetase. Shërbimet e këtij stacioni njoftuan menjëherë polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet dhe gjetën në ujërat e liqenit, rreth orës 09:00, trupin e pajetë të shtetases M. T., rreth 45 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.






