E enjte, Korrik 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ngjarja e rëndë në Tiranë/ Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin...

Ngjarja e rëndë në Tiranë/ Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë

0
9
Zjarr Televizion Adccccc

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi dyshohet se është vetëhedhur në liqen.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:10, të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet në zonë.

Pas rreth dy orësh kërkime, rreth orës 09:00, polumbarët kanë gjetur në ujërat e liqenit trupin e pajetë të qytetares M. T., rreth 45 vjeçe.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se te “Liqeni i Thatë”, dyshohet se ishte vetëhedhur në ujë, një shtetase. Shërbimet e këtij stacioni njoftuan menjëherë polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet dhe gjetën në ujërat e liqenit, rreth orës 09:00, trupin e pajetë të shtetases M. T., rreth 45 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Zjarr Tv Ad