Friday, July 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Berisha: Ndaj meje janë bërë edhe atentate

Berisha: Ndaj meje janë bërë edhe atentate

0
30
Zjarr Televizion Adccccc

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me thirrjet kundër tij të bëra gjatë protestave, duke sjellë në vëmendje episode nga e shkuara dhe duke deklaruar se ndaj tij janë ndërmarrë tentativa për eliminim.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha tha se prej vitit 1991 ka pasur thirrje kundër tij, duke përmendur slogane si “Sali Berisha në litar” dhe “Sali Berisha në burg”.

Sipas tij, edhe gjatë periudhave të ndryshme politike janë ndërmarrë sulme dhe akuza ndaj tij.

“Që nga viti 1991 e deri më sot ka pasur gjithnjë, herë qindra, herë mijëra, herë dhjetëra mijëra, që kërkonin ‘Sali Berisha në litar’, ‘Sali Berisha në burg’. Brigadat vullnetare të Hysni Milloshit, kur përmbysën shtatoren e diktatorit, donin me çdo kusht ‘Sali Berisha në hell’”, u shpreh Berisha.

Ai përmendi edhe ngjarjet e vitit 1997, duke pretenduar se ndaj tij janë ndërmarrë atentate gjatë asaj periudhe, ndërsa foli edhe për një akuzë të vitit 1999, të cilën e cilësoi të pabazuar.

Berisha u ndal gjithashtu te kërkesat për arrestimin e tij, duke përmendur deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimet e disa diplomatëve të huaj.

“Besoj i ke të freskëta deklaratat e Ramës për arrestimin e Sali Berishës. Arrestimin e Sali Berishës e kërkuan edhe diplomatë të huaj dhe ajo ndodhi”, tha kreu i PD-së.

Zjarr Tv Ad