Thursday, October 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tensione në qendër të Tiranës, në flakë koshat e plehrave dhe frigoriferët...

Tensione në qendër të Tiranës, në flakë koshat e plehrave dhe frigoriferët e kioskave

0
9

Situata në qendër të kryeqytetit është tensionuar, ku koshat e plehrave dhe frigoriferët e kioskave janë përfshirë nga flakët dhe janë vendosur në mes të rrugës.

Protestuesit kanë sulmuar një kioskë pas Muzeut Kombëtar në Tiranë. Ata kanë marrë frigoriferët dhe iu kanë vënë flakën në mes të rrugës.

Të tjera bizneseve u kanë thyer xhamat. 

Këto incidente vijnë në një moment kur protesta studentore është shoqëruar me përplasje dhe akte dëmtimi në disa zona të Tiranës.

Vendosja e sendeve në rrugë ka krijuar pengesa për qarkullimin, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar.

Zjarr Tv Ad