Thursday, October 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Protesta zgjerohet në rrethe/ Gjimnazistë dhe studentë marshojnë në rrugë! Thyejnë xhama...

Protesta zgjerohet në rrethe/ Gjimnazistë dhe studentë marshojnë në rrugë! Thyejnë xhama dhe djegin kosha

0
5

Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë shtrirë edhe jashtë Tiranës.

Të rinj kanë dalë në rrugë në Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Durrës, duke braktisur mësimin dhe i janë bashkuar lëvizjes që prej ditësh ka përfshirë kryeqytetin.

Tubimet në disa prej qyteteve janë shoqëruar me tensione. Sipas raportimeve, protestuesit kanë thyer xhama dhe kanë djegur kosha mbeturinash.

Përhapja e protestave në disa qytete vjen në një kohë kur studentët dhe gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe po vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre në rrugë.

Zjarr Tv Ad