Moti bën kthesën e papritur, ja kur temperaturat do të zbresin nën zero

Share

Java nis me vranësira dhe reshje shiu në vend, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës së sotme, duke arritur deri në 23 gradë celsius.

Sipas meterologes, Tanja Porja reshjet do të jenë më të pranishme në jug dhe jugperëndim, ndërsa gjatë pasdites dhe natës do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Sipas meteorologes, nga e marta pritet ndryshim i situatës atmosferike, me më shumë kthjellime, por edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Në ditët në vijim, termometri do të zbresë deri në zero dhe nën zero gradë në zonat e thella malore.

“Java fillon me reshje dhe relativisht ngrohtë. Më pas në mesjavë dhe në vijim disa ditë me diell dhe ftohtë, pasi termometri do të zbresë në vlera zero dhe lehtësisht negative. Ndërsa sot termometri shënon një rritje në orët e mëngjesit, një rritje në mesditë, Qarkullimi i masave ajrore nga jugu dhe juglindja do të sjellin rritje të temperaturave. Mëngjesi i sotëm shënon rreth 3° në zonat e thella malore, ndërkohë 10-12° në vijën bregdetare. Maksimumet ngjiten në 23 gradë celsius. Reshjet do të jenë prezente në pjesën e parë të ditës, kryesisht në jug, më pak në qendër, pjesërisht në qendër dhe jo në veri. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës kemi fillimisht rrebeshe të shkurtra në jug dhe më pas gradualisht në mbrëmje gjatë natës dhe në fakt dhe ditën e nesërme do të kemi reshje në të gjithë territorin shqiptar”, tha ajo në Dita Jonë në A2 CNN.

Read more

Local News