Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë te Komuna e Parisit

Share

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit.

Një person i maskuar, i pajisur me armë zjarri ka hyrë brenda bankës dhe ka kërcënuar punonjësit.

Ai dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe lokalizimin e autorit.

Read more

Local News