Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se emrat e kandidatëve dhe drejtuesve që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e ardhshme lokale do të bëhen publikë në një kohë sa më të shpejtë.
I pyetur nga mediat lidhur me mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët, Berisha u shpreh se për këtë çështje ka mendime të ndryshme brenda partisë dhe se procedura përfundimtare do të përcaktohet nga forumet drejtuese të PD-së.
“Emrat e drejtuesve dhe kandidatëve do të jenë në një kohë sa më shpejt të mundur. Lidhur me procedurën, ka mendime të ndryshme dhe ajo do të vendoset nga forumet e partisë. Nuk mund të them tani. Statuti ka përcaktimet e veta, por mendime ka të ndryshme, ç’është e vërteta”, deklaroi Berisha.

