Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

Share

Studentët kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre.

Situata në zonë paraqitet e qetë pa incidente teksa qarkullimi i mjeteve është bllokuar për shkak të protestuesve.

Forcat e Policisë së Shtetit, u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonëve që të lirojnë kalimin e automjeteve në Rrugën e Durrësit, ndërsa këta të fundit kanë refuzuar.

Tubimi vijon prej disa minutash, ndërsa lëvizja e mjeteve mbetet e bllokuar.

Read more

Local News