Wednesday, July 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Lifestyle Ky është ish emigranti me talent që “dorëzon” gërshërët dhe merr penelin

Ky është ish emigranti me talent që “dorëzon” gërshërët dhe merr penelin

0
82
Zjarr Televizion Adccccc

Ylli punon si berber prej 5 vitesh, që kur u kthye nga emigrimi në Greqi.

Berberhana e tij në një lagje të Tiranës nuk u ngjan atyre normaleve. 47-vjeçari veç punë së përditshme, ka pasion edhe pikturën. Aq sa dyqani i tij është kthyer edhe në një studio shlodhëse për orët e mbrëmjes.

Ndryshe ka profesion si berber të cilin Ylli e trashëgon nga familja, piktura ka qenë një rastësi e bukur në jetën e tij.

“Piktura ka nisur në gjimnaz. Me disa vizatime të thjeshta me laps. Me pas tentova në bojë, peizazhe të ndryshme e portrete”.

Shpesh, Ylli mundohet të gjej lidhjen mes profesionit të berberit dhe pasionit të pikturës për t’i dhënë përgjigje edhe vetvetes.

“Të thuash që kanë lidhje me njëra-tjetrën, nuk kanë. Por ka moment që edhe lidhja mes tyre ekziston. Pjesa e punës si berber plotëson anën ekonomike të familjes, ndërsa puna e pikturës plotëson anën shpirtërore”.

Pikturat e Yllit nuk janë në shitje. Ato korniza të varura në mur i heqin lodhjen e ditës ndërsa të rralla janë rastet kur ai pranon porosi nga klientët e tij të berberhanës.

 

Zjarr Tv Ad