Kërkoi të kalonte ilegalisht 14 persona në Kosovë, arrestohet 40-vjeçari

0
16

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Bëhet e ditur se i arrestuar është shtetasi E.B, 40 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në fshatin Lin, me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, duke transportuar drejt Kosovës kundrejt shumës 50 Euro për person, 14 shtetas të huaj”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Zjarr Tv Ad