Sunday, August 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet AKU bllokon 375 kg kafe në Morinë dhe 21.6 ton qumësht pluhur

AKU bllokon 375 kg kafe në Morinë dhe 21.6 ton qumësht pluhur

0
24

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e ngarkesave me mallra ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e praktikave të paligjshme nga Operatorët e Biznesit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe marrjen e masave për parandalimin e pasojave shëndetësore tek konsumatorët. Kështu AKU nga kontrollet e kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë ka bllokuar dy ngarkesa produktesh me kafe dhe qumësht pluhur.

Nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 375 kg Kafe Espresso D-CAFFE nisur nga Kosova me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar se produktit “Kafe Espresso D-CAFFE” i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshme për konsum.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

Nga kontrolli i ushtruar në praktiken e importit të një ngarkesë me 21600 kg qumësht pluhur nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së në kufi kanë konstatuar se importuesi “ITAL GEL” nuk është i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human (nuk ka licencën përkatëse për aktivitetin me Kod II-1B).
Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU mori marrën masa administrative të bllokimit të sasisë prej 21.6 ton qumësht pluhur me urdhëroi kthimin e produktit në vendin e origjinës.

Zjarr Tv Ad