Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në “Twitter” pasi eurokomisioneri për Zgjerim Për Ballkanin Perëndimor Johanes Hahn tha se Komisioni Europian rekomandon hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Balla ka falënderuar të gjithë eurodeputetët.
“Ju faleminderit Parlamenti Europian, Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, Johanes Hahn, Davic McAllister, Knut Fleckenstein, Eduard Kukan, Cristian Preda, Kati Piri, Ivo Vajgl, Dr Charles Tannock dhe kolegë të tjerë të PE për rekomandimin e qartë për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Balla.




