Pas Elbasanit dhe Fierit, sot kreu i PD-së do të jetë pas pak në një takim me qytetarët e Kurbinit.
Liderit të opozitës i është rezervuar një pritje e ngrohtë në hyrje të qytetit, ku qindra qytetarë me makina dhe flamuj kanë dalë për ta pritur.
Takimet e kreut demokrat vijnë pak ditë nga protesta e shtatë kombëtare e opozitës së bashkuar, e programuar për tu zhvilluar para kryeministrisë më 2 qershor, ora 19:00.




