Koncesioni Milot-Balldren/ Basha: Për hundësh do ua nxjerrim

0
22

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët duke i ftuar ata në protestën kombëtare të së dielës.

Nga Kurbini dhe me tone të ashpra, lideri demokrat, foli për koncesionin Milot –Balldren, ku u zotua se kjo vjedhje do t’iu dalë për hundësh kryeministrit  Rama  së bashku me ministrat dhe ish-ministrat.  Ai tha se përgjegjësit i pre burgu nëse nuk ndalojnë këtë super vjedhje.

Krye demokrati tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku kryeministri kapet duke futur kriminelë në Parlament dhe nuk largohet nga detyra.

“Kjo kontratë do të varroset dhe Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do të shkojnë në burg. Betohem përpara  laçianëve dhe Kishës së Lacit se do ju presin prangat.  Thirrni mendjes se do t’ju konfiskojmë çdo qindarkë dhe do tu trajtojmë si bandë kriminale dhe do të trajtoheni si krim i organizuar dhe ndaj tërhiquni dhe harrojini se do t’i lëmë vogëlushët tanë pa shkollë. Nuk do t’i lemë spitalet bosh dhe do t’ua marrim qindarkë për qindarkë. Ne po e luftojmë këtë betejë dhe ora e fitores po troket padiskutim dhe mos kujtoni se nuk ju shohim se po përpiqeni të merrnin çafër të mundeni. Për hundësh do t’ua nxjerrim ato që iu vidhini shqiptarëve.  E gjithë bota e di si erdhëm deri këtu. Jemi i vendi vend në Europë që kapet kryeministri duke futur hajdutët dhe kriminelët në parlament dhe nuk largohet”-tha Basha.

 

Zjarr Tv Ad