Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg dhe kryeministri Edi Rama kanë folur në një konference për mediat ku i vetmi lajm ishte servilosja deri në neveri e gazetarit të Top Channel.
Në një pyetje që dukej sikur ishte hartuar në zyrën e kryeministrit për mundësinë e influencës ruse në rajon, duke iu referuar protestave të shumta në Beograd, Shqipëri e Mal të Zi
Kreu i NATO-s tha se Rusia ka bërë përpjekje gjithmonë për t’u përfshirë në proceset e ndryshme në BE e NATO duke lënë kryeministrin Rama të flasë për Shqipërinë. Përsa i përket investimeve Stoltenberg u përgjigj se NATO nuk merret me politikë.
Këto pyetje vinin nga gazetarët e mediave pranë kryeministrit, duke sulmuar opozitën në vend dhe duke i etiketuar protestuesit si të paguar nga Rusia.
Një fakt më shumë që tregon kapjen e mediave nga qeveria.




