Koçijanciç: Vendi i dialogut është parlamenti

0
37

Gjatë konferencës është ngritur edhe shqetësimi se protestat dhe kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë mund të ndikojnë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësja Maja Koçijanciç ritheksoi qëndrimin e BE-së se Parlamenti është vendi i dialogut dhe se palët politike në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë në favor të interesit kombëtar.

“Ne dënojmë çdo retorikë që bën thirrje për dhunë. Gjithashtu duhet të theksojmë se vendi i dialogut është parlamenti. Progres raporti e thekson shumë qartë rëndësinë e procesit gjithëpërfshirës politik dhe të gjitha palët duhet të punojnë së bashku në favor të interesit kombëtar”,– tha Koçijanciç.

 

Zjarr Tv Ad