Një grafi e parashikimit të motit ngjan ekzakt si një kafkë dhe është grafia e cila përshkruan temperaturat ekstreme në të Francë. Kjo hartë është krahasuar me pikturën e Edvard Munch “The Scream”(Ulërima).
Meteorologu francez Ruben Hallali bashkoi imazhet në Twitter, duke treguar ngjashmëritë midis valës së nxehtë të sotme me veprën artistike 1893, duke thënë se “kurrë për 15 vjet” ai nuk ka parë një ngjashmëri të tillë me veprën e famshme të Munch, shkruan, The Sun.
Tre pensionistë kanë vdekur pas përpjekjes së dëshpëruar për t’i shpëtuar të nxehtit Saharian që djeg Evropën këto ditë.
Dy burra të moshës 70 dhe 75 vjeç dhe një grua, 67 vjeç, vdiqën në jug të Francës nga shoku prej të nxehtit dhe bëhet fjalë për arrest kardiak.
Temperaturat në Francën qendrore pritet të shkojnë deri në 45 gradë Celsius nesër, gjë që do të thyejë rekordin e të gjitha kohërave të vendosura që nga viti 2003 – i cili regjistroi 15.000 vdekje




