Si pasoj e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik dita e sotme u karakterizua nga moti me vranësira të dendura si dhe rreshje shiu në formë shtrëngatash, stuhi dhe rrebeshe.
Por ku u arrit sasia më e lartë e reshjeve?
Sipas të dhënave të regjistruara pranë stacioneve meteorologjike të SH.M.U-së sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Elbasanit me 45.0mm, Tiranë 41.2mm, Shkodër dhe Lezhë me 38.0 dhe 35.0 përkatësisht, Kukës 30.2mm dhe në stacionet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh. (Sqarim sasia e reshjeve është e matur në stacion meteorologjik ndërsa në rajone apo vende të caktuara sasia e reshjeve mund të ketë qenë edhe më e lartë).
Ndërkohë dita e sotme ka patur edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi të regjistruar në stacion deri në 15m/s. Por përgjatë vijës bregdetare dhe vendndodhje të caktuara era hera herës ka arritur dhe shpejtësi deri në 20m/s, sipas SHMU.
Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë!




