Dash Sula, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, deklaroi se në PD kanë mbetur vetëm servilë dhe askush nuk guxon t’i thotë Berishës të largohet.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ka 35 vjet që lidershipi i PD është ky, Sali Berisha, ky që njohim. Që të bëhen këto që thoni ju, a duhet të ketë ndryshim në lidershipin e PD?
Andi Tela: Kush e kërkon këtë ndryshim brenda PD? Askush. Edhe ti zoti Sula po të ishe atje nuk do të flisje kështu.
Dash Sula: Unë prandaj nuk jam aty, sepse do të flisja dhe kisha mendim tjetër për SPAK. Rama më ka inat por është nga ata burra që i intereson vota. Këta mendojnë se Flamur Noka, çfarë flet për shefin, nëpër tavolina, nuk ka hallin e votave por që është besnik i imi. Puna është u bë lista e tillë dhe përfunduan pa vota. Pse 151 mijë vota në PD, mbi 130 mijë ishin nga lista e hapur?
Ylli Rakipi: Doktori nuk e kupton që kaq është mjaft?
Enton Abilekaj: Nuk është problemi te doktori, sepse një parti që është në unison që Berisha të mos lëvizë, dmth që mendojnë njësoj për mënyrën e zgjidhjes. Nëse do të ketë alternativë, duhet dikush që mendon ndryshe për zgjidhjen.




