Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK. Kandidati për drejtues i SPAK, Adnan Xholi, prezantoi para KLP-së dhe përfaqësuesve nga BE dhe SHBA platformën dhe strategjitë e tij për drejtimin e këtij institucioni.
Xholi tha se ai do të fokusohet te hetimet cilësore dhe të shpejta, ndërsa vendosi theksin te çrrënjosja e kulturës së pandëshkueshmerisë.
“Krahas sukseseve që kjo strukturë ka arritur ka ardhur koha të vijohet me hetime të mëtjeshmme, cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale ashtu edhe me hetimet pasurore me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e asteeve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë”,tha Xholi.
Gjithashtu Xholi foli për rëndësinë e mbrojtjes dhe integritetit të pavarësisë së SPAK, si edhe mbrojtjen prokurorëve nga sulmet e padrejta që u bëhen për shkak të detyrës.
Adnan Xholi: Nga ana formale besoj se plotësoj të gjitha kriteret që parashikon rregullorja, besoj se kam aftësitë e duhura për të drejtuar një nga institucionet me të rëndësishme për reformës në drejtësi. Në vitin 2021 jam emëruar prokuror i Prokurorisë së Posaçme.
Nga 2013 e në vijim jam angazhuar si pedagog i jashtëm pranë shkollës së magjistraturës.
SPAK ndodhet në fazë të rëndësishme të konsolidimit, implementimi i strategjive të intitucionit lidhet drejtpërdrejtë me përmbushjen e misionit, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtyarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Po aq e rëndësishme është mbrojtja dhe integriteti i pavararësisë së SPAK, mbrojtja e magjistratëve, prokurorë që u bëhen për shkak të detyrës.
Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit dhe gjej rastin të shpreh mbështetjen maksimale, jam krenar që punoj me ata dhe do i mbështes në çdo situatë të aktivitetit të institucionit pavarësisht votimit të sotëm.
Krahas sukseseve që kjo strukturë ka arritur ka ardhur koha të vijohet me hetime të mëtjeshmme, cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale ashtu edhe me hetimet pasurore me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e asteeve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë.
Pasi prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK dhe pas kësaj iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të KLP-së. Një ndër to ishte ajo e Arta Mandros, e cila ‘provokoi’ Xholin për mënyrën se si do sillej ai nëse në zyrë do i shkonte dikush me një pozitë të lartë që do i kërkonte zgjidhje për çështjen e tij. Përgjigja e Xholit ishte e shkurtër. Para Kushtetutës nuk ka asnjë lloj pozicioni tjetër, tha ai dhe maksimumi mund të respektojë mysafirët me kafe.
Arta Mandro: Nëse do votoja për ju dhe nesër do vija për një çështjen time personale, si do kujdeseni për të mos cënuar pavarësinë dhe presionin, por unë mund të kem një pozitë më të lartë se kjo e sotmja.
Adnan Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutës nuk keni asgjë lloj pozicioni dhe do ju respektoj si gjithë të tjerët. Do ju respektoj si femër do ju sajdis me ndonjë kafe, por zgjidhja do jetë ligjore.
Arta Mandro: Domethënë fare?
Adnan Xholi: S’ka sepse shumicës i pëlqen kafeja në SPAK, por vetëm me këto do ju respektojmë.




