Edhe në këtë përvjetor të amëshimit të Agim Doçit , këtij bardi rebel që Artin e fjalës e vuri në shërbim të lartësimit të bukurisë Shqiptare , të Atdhedashurisë e të njeriut të thjeshtë , askush nga “sëra e lartë e keopsit shqiptar” nuk begendisi të përcillte një “përkujtim kortezie” të paktën sa “për sy e faqe” ( që faqet iu nxifshin ) siç u rrekën të na “ngashërenin” me postimet – lavde për Kadarenë !
Askush nuk e mohon mjeshtërinë e I . Kadaresë , sepse “rri shtrembër , por folë drejt” , arti i Kadaresë nuk ka nevojë për “suflerë” , as për mëtonjës mbrojtës , veçse ky art që e ngriti në zenit të Letrave shqipe po edhe ndërkombëtarisht nuk qe tjetër gjë po një art dhe letërsi në shërbim të oborrit mbretëror të komunizmit dhe vetëm kur i ranë “kalit patkonjtë” vrapoi “të kërkonte strehim politik” në botën “e krimbur imperialiste” kur deri në atë kohë na “mëkoi me “Shqiponjat fluturojnë lart” , apo “Dimri i vetmisë së madhe !”
Ndryshe qe Agim Doçi që për pushtetet u suall “si doç i doçave” , i përbuzi për paaftësinë , për nepotizmin , për hajdutllëqet e për çdo të zezë që i shkaktuan këtij populli e këtij vendi e nga ana tjetër qe një engjëll i fjalës së ëmbël poetike ku e ngriti në kult bukurinë , dashurinë , të bukurën po sidomos Mëmëdhetarizmi i Agim Doçit i kalon përmasat e të zakonshmes duke u cilësuar si gjenialitet i përtej të kapshmes ku në “biografinë” e tij letraro – artistike numërohen mbi 3 000 tekste këngësh si rrallë kush tjetër !
Lavdi të përjetëshme Agim Doçi !




