Agron Shehaj: Të dalim me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës, jo politik

0
1

Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka hedhur poshtë çdo aludim për një garë të mundshme të tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të ardhshme. Në një intervistë për Euronews Albania, ai ishte i prerë në përgjigjen ndaj pyetjes nëse do të kandidonte për postin e kryebashkiakut, duke e përjashtuar këtë skenar.

Shehaj theksoi se fitorja në Tiranë kërkon një qasje ndryshe nga ajo tradicionale, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkërendimit mes të gjitha forcave opozitare. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të pasur një shans real për të ndryshuar ekuilibrat aktualë në kryeqytet është mbështetja e një kandidati unik, jo politik, i cili të mos jetë pjesë e asnjë partie, por të ketë besimin dhe respektin e qytetarëve.

“Nuk e kam në plan të kandidoj. Realisht, mundësitë që opozita të mposhtë kandidatin e Partisë Socialiste në kushtet aktuale janë të pakta. Por një mundësi ekziston, nëse ne bashkohemi të gjithë dhe mbështesim një figurë të paangazhuar politikisht – një kandidat teknik, që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare,” u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad