Udhëtimi i RAI 3 në Shqipëri me reportazhin në katër pjesë të titulluar “Kufiri Evropës” është mbyllur me kronikën e fundit të transmetuar një natë më parë 2 shkurt 2020. Në fokus është vënë trafiku i koka inës dhe roli i kri mit të organizuar shqiptar që në aleancë me mafian kalabreze Ndrangheta janë bërë protagonistë të transportit të saj nga Kolumbia në Europë. Në mikrofonin e RAI 3 ish Drejtori i Policisë shqiptare thotë se ky trafik është rritur pasi nuk ka pasur një vullnet politik për ta luftuar.
“Sipas një analize të Drejtorisë së Doganave shqiptare, thotë gazetari italian Valerio Kataldi, tra fiku i bananeve në Shqipëri më 2018 është rritur me 62% e vendet kryesore të importimit janë Kolumbia e Ekuador. Lajm ky që duket se zbulon një sekret që të gjithë e dinë se shpesh në ngarkesën me banane udhëtojnë dhe ngarkesa me koka inë. Ngarkesa e fundit ishte 137 kilogramë e kapur në një anije që nga Kolumbia mbërriti në Greqi duke kaluar përmes Shqipërisë. E me këtë metodë klanet shqiptare transportojnë koka inë në të gjithë Europën si dhe kjo ngarkesë e kapur në Gjermani.” Gazetari italian ka intervistuar Prokurorin e Antimaf ias Italiane Nicola Gratteri, i cili thotë ” se kemi hetuar shqiptarë në biznes me Ndranghetan për trafikun e kokainës. E kemi identifikuar shqiptarë në Kolumbi në krah me Ndranghetan.” Në Kolumbi ka broker shqiptarë që hyjnë në marrëveshje me nar kos e organizojnë traf ikun e koka inës drejt Europës. E konfirmojnë dhe hetimet e drejtësisë ekuadoriane e 3 vra sjet e kryera gjatë 3 viteve të fundit në Guayaquil, një nga portet kryesore me dalje në oqean. 3 shqiptarë u ekzekutuan në vitet 2016-2018.
“E ky fakt që konfirmon nivelin e lartë që ka arritur në traf ikun e dro gës maf ia shqiptare”, thotë për median italiane ish Drejtori i Policisë shqiptar Ahmet Prenci.
“Edhe kolumbianët e kanë nisur duke kultivuar kan abis, thotë ai, por pa mbështetjen e politikës që mbyll një sy, nuk mund të kalohen sasi kaq të mëdha droge.”
“Problemi sipas ish Drejtorit të Policisë Shqiptare, është se nuk ka vullnet politik për të luftuar narkotraf ikun. Nga 2013 janë kapur vetëm traf ikantë të vegjël. Krerët e narkotraf ikut shqiptar nuk janë kapur kurrë. E është evidente se ka diçka që nuk funksionon në Shqipëri.”




