Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Ballsh, ku një automjet tip “Ford Fiesta” ngjyrë gri ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe duke përfunduar në lumin Gjanica. Automjeti ka qëndruar për rreth një orë në lumë, ndërkohë që shoferi ka humbur jetën. Bëhet fjalë për një zonë ku terreni mbi lumin Gjanica merr formën e kanioneve. Viktima është identifikuar si shtetasi Ligor Shkëlqim Behari. Policia po punon për të nxjerrë makinën nga lumi, pasi për shkak të reshjeve, Gjanica ka prurje të mëdha dhe nga momenti në moment mjeti mund të tërhiqet nga rryma.




