Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku ka deklaruar se prej rreth 10 vitesh është i angazhuar në protesta, duke filluar nga kundërshtimet për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe duke vijuar më tej me pjesëmarrje të vazhdueshme në lëvizje qytetare.
Malkaj u shpreh kritik ndaj mënyrës së qeverisjes dhe rolit të institucioneve, duke theksuar se sipas tij, ndryshimi nuk arrihet pa përshkallëzim të presionit qytetar.
“Unë personalisht, të paktën kam 10 vjet që jam në protestë. Unë personalisht që me problemet që u hapën me teatrin dhe nga shembje e këtej, unë nuk kam pushuar, sepse kam kuptuar një gjë, edhe me ato që kam lexuar unë… të gjitha çfarë ke lexuar dhe çfarë ke shikuar të shtyjnë që nuk fitohen gjërat ndryshe, o do marrësh pushkë, o do marrësh shkopinj. Domethënë. Kështu i kanë arritur popujt e tjerë që janë shumë më të avancuar nga ne. Po unë mendoj se është vonuar por që aty do vejë, te përshkallëzimi. Aty do vejë sepse një njeri që zgjidhet, zgjidhet të jetë i përgjegjshëm për atë, jo i përjetshëm dhe jo i papërgjegjshëm”, tha Malkaj në një intervistë për Syri Tv.
Teksa komentoi ironizimet me mimika të kryeministrit Rama për bloggerët dhe influencerat, aktori kishte këtë koment:
“Atëherë, nga andej nga ana ime, ose unë më saktë e kam dëgjuar nga gjyshja ime, këtë shprehje: Po s’të mori mendja nuk të merr mallë gjë. Po të dalë kryeministri i vendit atje, po pse o kryeministër është ai? Po pse, si mendon ai se duhet të zgjidhë vetëm hallet e socialistëve? Po një kryeministër nuk zgjidhet për hallet e partisë që ai përfaqëson. Po ai ka gjithë popullin në kurriz. Që nga fshati më i humbur edhe deri tek kryeqyteti që është qendra e kulturës. Ai nuk mbush më, atij i ka ikur… i ka lëvizur ajo që thotë, po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë.
Shiko, të gjithë diktatorët e kanë këtë. Këtë këngën, vallëzimin, këtë e kanë dhe kanë ikur bashkë me të pastaj. Me këtë, se kjo është…karshillëk i madhe që i bën popullit tënd. Është një gjë… shiko, unë mund të bëj çfarë të dua, është ajo që bën ai. Dhe nuk dua t’ja di për juve. Ju jini kështu, flamengo a çfarë thotë… Ai po i bën hyzmet drurit.
Ky kryeministri. Po i bën hyzmet drurit. Ai e kërkon me patjetër drurin. Sepse të bëjë ashtu… Po si mundet? Si ka mundësi? Ai e ka me gravatë, me kostum, me të gjitha… Është korrekt, pret, përcjell… Ç’është kjo? Nga e kemi këtë? Jo po nuk është ekstravagancë kjo, nuk është… kjo është lajthitje. Lajthitje e rëndë… ose, siç themi rëndom neve, i ka shkarë ledhi. I ka shkarë ledhi. Mbaroi. Sa ta gjejë ai, sa ta kërkojë ai… mjafton… ose si të të them unë, mendja është si një dorë me miza. E hape, ikën. Mblidhen mizat më?”




