Thursday, April 2, 2026
Ballina Aktualitet Alarm sigurie për sulme nga Irani në Shqipëri/ Antiterrori shton prezencën në...

Alarm sigurie për sulme nga Irani në Shqipëri/ Antiterrori shton prezencën në Rinas dhe ambasada

0
17

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë. Prezenca e agjentëve të Antiterrori do të shtohet ne Rinas dhe në çdo pikë doganore.

Ne bashkëpunim me SHISH po merret informacion për persona që mund të kenë prirje për akte dhune apo qëllime terorriste.

Kjo vjen një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, që ngriti alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë godina të lidhura me SHBA-të, sheshe dhe vende publike në Shqipëri.

Ambasada Amerikane në Tiranë dha dje alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.

Zjarr Tv Ad