Aleksandër Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb, reagon ashpër Pandeli Majko: Diplomacia e fotove në Instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit…

0
176

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas fotografisë që ka publikuar Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Majko nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me publikimin e kësaj fotoje, Vuciç tregon s’e i pëlqen papajtueshmëria, por sovraniteti i Republikës së Kosovës, garantohet nga Nato dhe jo nga Instagrami.

Ai, ka shtuar s’e ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, ka thënë Majko.

Kujtojmë se publikimi i kësaj fotoje ka bërë që të shkaktohet një zemërim i madh në mesin e shqiptarëve, të cilët kanë filluar një fushatë për largimin e saj nga rrjeti social Instagram.

Një prej tyre është edhe aktivisti Shpend Lila, i cili ka reaguar ashpër duke kërkuar që të raportohet postimi i Presidentit serb.

 

Zjarr Tv Ad