Andi Bejtja: SPAK është gati të hetojë Naim Frashërin dhe Vrana Kontin, por jo tenderat e Ramës me Ministrat…

0
374

Gazetari Andi Bejtja, ka reaguar për paditë që Partia Socialiste, ka bërë ndaj zyrtarëve dhe kandidatëve për deputetë përpara viteve 2013-të, të cilat janë marrë në konsideratë nga SPAK. Në një mesazh në rrjetet sociale, Bejtja shprehet se goditjet politike me SPAK, po behën në mënyrë shumë të trashë. Sipas tij, SPAK nën urdhrat e Edi Ramës, është gati të hetojë edhe poetin Naim Frashëri, për kohën kur punonte doganier në kufirin me Greqinë, por jo tenderat që janë bërë kohët e fundit nga qeveria “Rama” dhe Ministrat e tij.

“Shumë trashë goditjet politike…. Mazhoranca ve në punë SPAK e Prokurori pak javë përpara 25 prillit duke i hapur procese me pahir disa kandidateve të opozitës për pune të viteve 2013-2014 edhe më poshtë….

Mos u habisni këta rrezik do hetojnë dhe poetin tonë të madh të Rilindjes Naim Frashërin kur ka qenë doganier në kufirin me Greqinë dhe rrezik dhe Vrana Kontin kur punonte te tatimet e Skënderbeut,,,, po shembjen e Teatrit ose Iceneratorët harrojini…..

Dhe të mendosh që me një timon tani ky po e kërkoka mandatin e tretë dhe për të mirën e dhjetëvjeçarëve….”,- shkruan Andi Bejtja në një postim në Facebook.

Zjarr Tv Ad