Friday, August 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Arjan Konomi kallëzon në polici kërcënimin: Më kontaktuan në emër të Linda...

Arjan Konomi kallëzon në polici kërcënimin: Më kontaktuan në emër të Linda Ramës!

0
13

Pas përplasjes së fundit publike me Edi Ramën,  gazetari Arjan Konomi thotë se është kërcënuar përmes telefonit nga një person që i është prezantuar si i afërm i Linda Ramës.

Në një video të publikuar prej tij në rrjetet sociale Konomi shprehet se personi që e ka telefonuar i është prezantuar si kushëri i Linda Ramës dhe e ka paralajmëruar që të mos përmendë më emrin e saj.

“Provo ta përmendësh edhe njëherë emrin e Linda Ramës dhe do ta shikosh se do flasim ndryshe pastaj. E kupton vetë ti se je djalë i zgjuar”, është shprehur Konomi, duke cituar fjalët që sipas tij i janë thënë gjatë telefonatës.

Konomi thotë se për ngjarjen ka shkuar në Komisariatin e Himarës, ku ka paraqitur kallëzimin e tij dhe ka deklaruar se ndihet i kërcënuar.

Zjarr Tv Ad