Tuesday, April 28, 2026
Ballina Aktualitet Arlind Qori: Çifti Rama-Berisha në mëngjes bëjnë reformat bashkë, mbasdite ka revolucion,...

Arlind Qori: Çifti Rama-Berisha në mëngjes bëjnë reformat bashkë, mbasdite ka revolucion, në darkë ndajnë leje ndërtimi!

0
10

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për pushtetin e Ramës dhe Berishës, ndikimin e oligarkëve mbi ta dhe bashkëpunimin për reformat, që paradite i bëjnë bashkë, ndërkohë që në darkë “ndajnë leje ndërtimi”. 

“Të njëjtën gjë që tha Berisha, mund të kishit vënë edhe Ramën. Ai ka edhe më tepër kontroll mbi mediat, por edhe ai flet si viktimë me mediat. Është histori çudirash. Kur takon njerëzit në rrugë, thonë Berisha dhe Rama janë një. Batoni mund ta thotë për arsye të këqija, por po të dalësh në rrugë, 90% e njerëzve thonë të njëjtën gjë, këta janë njëlloj.

Me sa kuptoj, Berisha ankohet se ka disa analistë që flasin keq për të. Mund të kenë edhe motive të këqija, por Sali Berishës nuk ia pengon njeri hapësirën. Po të dojë të vijë në studio, askush nuk i thotë jo.  E kërkojnë dhe nuk vjen.  Sali Bersiha ka të gjithë mundësitë të dalë në televizionet. Të thotë mendimin e vet dhe të bindë opinionin për të drëjtën e vet.

Po të bëj një krahasim, që jam kryetar i Lëvizja Bashkë. Do të doja të kisha 1% të mundësive të Sali Berishës. Kur kam qenë në TV Klan, kam patur 7-8 veta kundër, sepse e vura gishtin te oligarkia ekonomike dhe fakti që kontrollon edhe mediat dhe ka ndikim në pushtetin politik. Berisha këtë nuk e thotë. Oligarkët e mediave, sepse nuk thotë kush janë, cilat firma kanë, e me rradhë. Problemi kryesor nuk janë analistët. Në këtë kuptim, Berisha sa herë të dojë del në mediat kryesore dhe artikulon pozicionet e veta. Fakti që ka analistët kundër nuk është problem, madje merr më shumë legjitimiet dhe popullaritet.

Por dua të diskutoj atë që tha zoti Haxhiu për punën e oligarkëve. Mendoj se ka oligarkë dhe janë bashkëfajtorë me elitën politike në plaçkitjen e vendit.

Meta akuzohet se ka dashur të çojë përpara një ligj të porositur nga Samir Mane për minierat. Ja se si oligarkët porosisin ligje, ai që porosit ligje nuk ëshrë fakir.

Kemi ligje skandaloze si ai i investitorit strategjik ku qeveria fal prona, ose shpronëson dhe ia transferon oligarkëve. Kemi leje ndërtime të panumarta, nuk ka logjikë urbanistike dhënia e kaq shumë lejeve. Asnjeri që do të mirën e qytetarëve nuk mund të nxitet të japë leje ndërtimi nëse nuk bëjnë plaçkë bashkë.

Keni dëgjuar ju oligarkët të ankohen për taksat? Kudo në botë biznesi ankohet për taksat. I vetmi vend në botë ku biznesi i madh nuk kërkon ulje taksash është Shqipëria. Sepse fitimi i tyre është jashtë logjikës ekonomike. Ata paguajnë çdo lloj takse,  është si organizatat kriminale.

Oligarkët fitojnë aq shumë, sa taksa nuk është problem. Taksa është problem për biznesin e mesëm, asnjë oligark nuk e gjen të ankohet për nivelin e taksave në Shqipëri. Taksat në Shqipëri janë më të larta se në Kosovë. Taksa në Shqipëri kanë një dozë proporcionaliteti por oligarkët nuk ankohet, ose nuk i paguajnë ose janë përqindje shumë e vogël e fitimeve stratosferike që gëzojnë për shkak të një ujdie me qeverinë dhe opozitën.

Le të marrim një ditë të zakonshme, të çiftit Rama-Berisha. Në mëngjes mblidhen për reformat e mëdha, territoriale, zgjedhore, mbasdite një nga palët del për revolucion, në darkë ndajnë lejet e ndërtimit. Në mëngjes reformat e mëdha, pasdite revolucion, në darkë lejet e ndërtimit. Kjo është gallatë ku ne nuk mund të jemi më spektatorë, duhet të themi të vërtetën.

Sot që po flasim ata po ndryshojnë Kodin Zgjedhor për të goditur partitë që nuk pranojnë koalicione. Janë dukshëm në ujdi me njëri tjetrin.

Janë në pazare për leje ndërtimi dhe paradoksi është, në seancat e Parlamentit zihen me grushta, ose në protestat e pasdites flet Berisha si Lenini ose Trotsky”, deklaroi Qori. 

Zjarr Tv Ad