Pas arrestimit të 14 protestuesve pasi bllokuan hyrje-daljet të Kryeministrisë dhe përplasjeve me policinë disa qytetarë janë mbledhur para Komisariatit nr.3 ku kërkojnë lirimin e tyre.
Me flamuj kuqezi ata dëgjohen të thërrasin ‘Lironi shqipet dhe nuk jeni vetëm’.
Mes të arrestuarve janë edhe Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj apo Arben Kola që njihen si organizatorë të tubimeve.
Edhe një natë më parë para këtij rajoni ata kërkuan lirimin e tyre me thirrje fyese në kor kundër efektivëve të Policisë dhe Qeverisë.





