Arrestohen dy të rinj në Tepelenë pasi goditën policin në pedonalen e qytetit

0
36

Dy të rinj janë arrestuar në Tepelenë pasi kanë goditur një polic.

Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit jugir teksa efektivi është goditur gjatë detyrës së tij.

Por ndërkohë policët e tjerë kanë arritur të arrestojnë E.Q, 25 vjeç dhe R.Q, 21 vjeç si autorë të goditjes së policit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tepelenë

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.Q., 25 vjeç dhe R. Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad