Basha thirrje Ramës: Plotëso kërkesat, protestën nuk e bën ‘pis’ politika

0
30

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me protestën, duke e quajtur atë të drejtë.

Basha gjatë fjalës së tij nga selia e PD u shpreh se nuk i përgjigjet asnjë deklarate politike të kundërshtarit.

Ai e vuri theksin te kërkesa e studentëve, të cilët kanë 13 ditë në protest, duke i bërë thirrje kryeministrit të plotësojë 8 pikat, që ata kërkojnë

 ‘Partia Demokratike dhe unë e mbështesim në të gjitha format. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje.

Kundërshtari politik po mundohet ta politizojë, por nuk ka nevojë për të bërë politikën e kundërshtarit.

Studentët kanë një kërkesë të qartë  prej 13 ditësh: Plotëso kërkesat’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.

 

Zjarr Tv Ad