Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore. Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një po disa herë.
Me trimërinë e tyre, vajzat dhe djemtë e gjimnazeve dhe të universiteteve kanë fituar një simpati botërore. Studentët kanë bërë krenarë sot me trimërinë, guximin e tyre çdo shqiptar. Protesta të shumta ka kudo, por mediat ndërkombëtare më të mëdha, rrjetet më të fuqishme sociale, janë të mbushura me skenat e heroizmit studentor dhe barbarisë qeveritare në rrugët e Tiranës. Ata kanë lartësuar emrin dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Edi Rama u përpoq t’i përlyejë njëlloj siç bëri me Flamingot në sallën e OKB, në sallën më prestigjioze, ku me paturpësinë më të madhe e shpalli protestën e tyre si protestë antisemite vetëm e vetëm që të mund t’i jepte ngjyra me të cilat ajo nuk mund të kishte asnjë mbështetje.
Edvin Kristaq Xhelati, i kthyer në genet e etërve të tij, tregoi fytyrën e vërtetë në këtë protestë duke urdhëruar mercenarë të paguar, vrasës me pagesë të qëllojnë me armë absolutisht në zona të ndaluar me ligj shqiptar dhe ndërkombëtar.
Urdhëroi barbarët të shkelmojnë trupat gjysëm me ndjenja dhe gjysëm pa ndjenja të protestuesve të rënë nga goditjet e tyre t’u thyejnë kockat. I përplasi ata në salla të mëdha torture.
Askush në Evropë dhe në botë nuk i besoi akuzat e tij për ANTIFA. Jo! Lëvizje studentore kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër mbrojtjes së korrupsionit të Lubi Ballukut dhe vetes së tij.

