Tuesday, August 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Berisha thërret të premten Këshillin Kombëtar, ja emrat që përfliten për postet...

Berisha thërret të premten Këshillin Kombëtar, ja emrat që përfliten për postet e nënkryetarëve dhe sekretarët

0
186

Sali Berisha ka thirrur të premten e kësaj jave mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Ashtu siç paralajmëroi dhe Edi Paloka të shtunën e kaluar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë nënkryetarët dhe sekretarët e kësaj force politike.

Mësohet se Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi janë dy emrat që lakohen për postet e nënkryetarëve.
Burime për mediat thonë se Ivi Kaso është një nga emrat e përfolur për sekretar ligjor dhe çështjet zgjedhore, ndërsa Albana Vokshi do të rizgjidhet kryetare e Lidhjes së Gruas.
Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike:

Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Edi Paloka
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Zjarr Tv Ad