Bino: Kemi pasur raste të trombozës pas vaksinës, po verifikohen incidentet

0
44

60% e shqiptarëve pranojnë vaksinimin kundër koronavirusit, ndërkohë që 11 % kanë marrë dozën e parë anti Covid dhe rreth 20 mijë persona mund të quhen të imunizuar me të dyja dozat.

Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino gjatë prezantimit të një studimi në Akadaminë e Shkencave tregoi se nuk kanë munguar problemet pas vaksinimit ndërsa tha se po verifikohen nga një grup ekspertësh.

“Udhëzime për të njohur dhe për të hetuar këto ngjarje tromboembolike dhe ngjarje të tjera pas vaksinimit. Kemi pasur edhe trombocitopeni pas vaksinimit edhe nga Pfizer dhe nga të tjerat në mënyrë që këto të adresohen për të parë shkakun”, ka thënë ajo.

 

Zjarr Tv Ad