Wednesday, August 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Cakaj mbledh bashkë përfaqësues të Luginës së Preshevës, ja për çfarë diskutuan

Cakaj mbledh bashkë përfaqësues të Luginës së Preshevës, ja për çfarë diskutuan

0
26

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka mbledhur bashkë më një takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, që lidhen me pasivizimin e vendbanimeve në Luginën e Preshevës, njohjen e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme, si dhe përfshirjen proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.

  • foto galeri

Nëpërmjet një komunikimi në Facebook Minisitri Cakaj u shpreh: “Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal, por një aset i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre.”
Në përfundim Cakaj shprehet krenar me vullnetin e përfaqësuesve për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare.

Zjarr Tv Ad