Duke folur për çështjen e detit diplomati Agim Nesho është shprehur se Rama gjatë qeverisjes së tij ka qenë i luhatur.
Diplomati theksoi se vendi ynë nuk ka pasur qëndrime të qarta për çështjet e detit.
Agim Nesho: Politika që ka Rama dhe Shqipëria në kohën e qeverisjes së tij ka qenë e luhatur, pa asnjë bosht dhe vizion përpara. Rama prin ato politika që i sigurojnë një mirëqenie dhe jetëgjatësi në pushtet. Kështu ka qenë dhe çështja e detit. Nuk kemi asnjë qëndrim të qartë, kemi pasur luhatje dhe tërheqje të Shqipërisë. Na janë paraqitur disa ligje inekzistente arkaike si ligji i luftës, që na është shitur se do të negociohet me ne. Është harruar çështja çame dhe shumë çështje të tjera që janë të dala në rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë rast nuk kemi asnjë transparencë.Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk dihet se sa respektohet nga qeveria.
Deklaratën e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dandias e ka konsideruar arrogante, ndërsa shtoi se politika e jashtme e vendit tonë është e personalizuar nga Edi Rama.
Agim Nesho: Pamë një arrogancë të ministrit të jashtëm grek që edhe në Shqipëri që shumë çështje që janë shumë sensitive për Shqipërinë i kaloi me një mospranim. Vizita e delegacionit grek në HSBA ishte për të konsoliduar marrëveshjen 3+1 që ka të bëjë me rezervat energjitike të gazit që është një iniciativë e tre vendeve kryesore, Greqisë, Qipros dhe Izraelit, duke u përkrah dhe SHBA. Prandaj Dandias shfaqi këtë në Shqipëri, por ky nuk është faji tij, por faji i asaj politike të nënshtruar që në shumë raste bën Shqipëria që kërkon të rregullojë gjërat, por jot ë zgjidhë problemet. Prandaj jo vetëm Dandias, por dhe shumë aktorëve të tjerë iu lind e drejta të mirren me një politikë të jashtme që është personalizuar nga kryetari i qeverisë dhe si e tillë shikohet jo vetëm interesave të vendit por interesave personale.




