Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “DASH konfirmoi keqqeverisje dhe korrupsion”, shpërthen Flamur Noka dhe bën thirrjen e...

“DASH konfirmoi keqqeverisje dhe korrupsion”, shpërthen Flamur Noka dhe bën thirrjen e rëndësishme: Rama urdhëroi edhe SPAK-un se kë duhet të hetojë! PD do …

0
31
Zjarr Televizion Adccccc

Deputeti i PD, Flamur Noka në një konferencë për shtyp nga selia blu, ka komentuar raportin e djeshëm të DASH.

Ai tha se raporti dëshmon se korrupsioni dhe keqqeverisja ka kapluar vendin, ndërsa është detyra e PD sipas tij që të rikthejë shpresën për shqiptarët.

“Qeveria e Edi Ramës përbën rrezik real për të drejtat e shqiptarëve, përmes presionit mbi drejtësinë dhe mediat e blerjet e votës. Ky është rezultat pas skanimit që DASH i ka bërë situatës së Drejtave të Njeriut në Shqipëri. Ajo vërtetoi të gjitha shqetësimet dhe akuzat që PD dhe opozita ka ngritur gjatë kësaj qeverisje. A ishin të lirë shqiptarët të zgjidhnin ato që donin? DASH thotë jo, sepse është deformuar vullneti nga një qeveri që bleu votat dhe duke përdorur sistemin e patronazhistëve.

A është sistemi i drejtësisë i pavarur? Raporti thotë jo. Korrupsioni, pengoi gjyqësorin të funksiononte lehtësisht. Shqiptarët e dinë kush ka fuqinë për t’i bërë presion drejtësisë dhe ai është Edi Rama. Edi Rama një shfaqjeje të tillë e dha në Kongresin e PS ku urdhëroi SPAK se kë duhet të hetojë. PD ka votuar për një drejtësi që t’i japë fund pandëshkueshmërisë politike. A është kjo qeveri e korruptuar? Raporti i DASH thotë që po, në të gjitha degët e saj. Një kryeministër i korruptuar. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie”, u shpreh Noka.

Zjarr Tv Ad